​Ekranin vetëm për LSI, Bordi i
Monitorimit gjobit TV gjirokastrit

​Ekranin vetëm për LSI, Bordi i<br />Monitorimit gjobit TV gjirokastrit
TIRANE-Transmeton vetëm LSI në ekran dhe asnjë subjekt tjetër zgjedhor.

Duke gjykuar se operatori Alpo TV, Gjirokastër ka prishur balancen kohore ne transmetim, duke u vene zero minutazh partive te tjera, Bordi i Monitorimit të Medias e ndëshkon me gjobë.

Sipas Nenit 84, pika 2, gërma a, Bordi gjobiti me 1 500 000 lekë të operatorit në fjalë.

 Bordi i Monitorimit të Medias, vjen me një raport për datën 28.05.2017 pasi ka monitoruar edicionet informative, specialet dhe debatet, transmetimit të spoteve politike, transmetimet në oraret e palejuara si dhe monitorimet e bëra për operatorët radiotelevizivë në Tiranë e në rrethe në gjithsej 13 operatorë radiotelevizivë me transmetim nga Tirana dhe 25 të tillë nga rrethet në 8 qarqe.

Pas kqyrjes që iu bë ekraneve të televizioneve, Bordi bëri dy vërejtje, një për Alpo TV dhe një për TVSH.

Bordi i Monitorimit të Medias propozon për operatorin Alpo TV, Gjirokastër, për prishje të balancës kohore në favor të subjekteve me deri në 20% në Kuvendin e Shqipërisë, dhe transmetimin e 0 (zero) minutave të aktiviteteve të subjekteve të tjera zgjedhore, sipas Nenit 84, pika 2, gërma a, gjobitjen me 1 500 000 lekë të operatorit në fjalë.

Bordi i Monitorimit të Medias i kërkon Radio Televizionit Publik Shqiptar që lidhur me filialin Tv Gjirokastra, që ka shkelur dispozitat e Kodit Zgjedhor për kohën e dhënë subjekteve zgjedhore në nenin 81, pika 2, të balancojë brenda 48 orëve kohën në dispozicion të subjekteve Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë, që si parti me mbi 20% të përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë duhet të jetë sa dyfishi i kohës për subjektet me deri në 20% përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë;

Më tej, Bordi i Monitorimit të Mediave ju kujton operatorëve të mediave audiovizive që koha e edicioneve informative, e edicioneve të posaçme (transmetimet live) dhe e specialeve do të llogaritet në fund si kohë e plotë vënë në dispozicion të subjektit zgjedhor dhe mbi bazën e kësaj llogarie, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor do të veprohet paskëtaj për marrjen e masave.

Në bordin e Monitorimit të Medias bëjnë pjesë gazetarët, Maklen Misha, Basir Çollaku, Flogert Muca, Rexhep Polisi, Muhamed Veliu, Artan Cena, Qamil Xhani.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.