​Ekspozimi i simboleve komuniste
Çika:Krimet e tyre si ato naziste

​Ekspozimi i simboleve komuniste<br />Çika:Krimet e tyre si ato naziste
Lëvizjet e PD-së për hartimin e një projektligji për ndalimin dhe dhe dënimin e ekspozimit në çdo formë të simboleve të regjimit komunist, projektligji i cili është mbështetur fort edhe nga Nebil Çika, kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve.
 
I ftuar në studion e Report Tv, Çika u shpreh se ka një rikthim të pinjollëve të komunizmit dhe për këtë do kërkojnë që krimet e komunizmit të shikohen si ato të nazizmit.
 
Kemi një rikthim të pinjollëve të komunizmit. Do kërkojmë që krimet e komunizmit të shikohen si ato të nazizmit. Ne në komision do të kërkojmë e para ndalimin e propagantës komuniste e përcaktimin e saj vepër penale, kërkojmë përcaktimin me ligj kush janë krime komunizmi genocid, kërkojmë që të pranohen krimet e komunizmit dhe dënim me burg për atë që del publikisht të thotë që nuk ka krime komunizmi”, u shpreh Çika.
 
Veç këtyre ai u shpreh se një tjetër problem është edhe fakti që shumë prejt të vrarëve nuk kanë ende një varr.
 
Kemi edhe njëproblem tjetër, të vrarët që nuk ju gjendet varri. Duam që anëtarët e skuadrave të pushkatimit të jenë të detyruar të tregojnë. Kjo nuk është aspak e vështirë. Nëse Kodi Penal do ta përfshijë, ata do të jenë të detyruar me ligj të tregojnë ku i kanë kryer ekzekutime”, tha Çika.
 
Sipas kryetarit të Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve ekspozimi i shoqërisë ndaj simboleve të komunizmit i jep të rinjëve “modelin më kriminal të mundëshëm të regjimit qeverisës që kemi pasur”, dhe për këtë sipas tij duhen marrë menjëherë masa.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor