Policia e Elbasanit ka arrestuar gjatë ditës së djeshme, Astrit Sufali, 44 vjeç, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer në Itali.
Astrit Sufali, banues në Peqin, i cili ka përdorur edhe me tre emra të tjerë, ishte dënuar nga gjykata italiane me 19. 7 vite burg.
Operacioni për kapjen e tij ka zgjatur një muaj dhe në të kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA.
Gjykata e Elbasanit kishte dhënë masën “arrest me burg” për 44- vjeçarin, me qëllim ekstradimin e tij nga Shqipëria drejt Italisë.

(Arrestimi i Astrit Sufali, i dënuar për vrasje me 19.7 vite burg në Itali)
Njoftimi i policisë:
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë një pune intensive 1 mujore dhe të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
Ø Astrit Sufali alias Adriano Sufali alias, Arben Zaim alias, Josko Rançiç, 44 vjeç, banues në Peqin
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga nenet 575, 582, 583 dhe 585 të Kodit Penal Italian.
Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO