Urdhri i Bashksë Elbasan për të lirimin e hapësirave të trotuareve nga personat që tregtojnë aty, ka bërë që të ngrihen në protestë banorë romë të qytetit që kryejnë aktivitetin e tyre tregtarë në këto hapësira. Ata kanë shkuar para bashkisë duke kërkuar zgjidhje për këtë problem pasi sipas tyre, me këtë aktivitet ata mbajnë familjen dhe se nuk përfitojnë asnjë lloj ndihme apo mbështetje.

Por, pavarësisht kësaj Bashkia e Elbasanit ka dhënë përgjigje të prerë duke thënë se një tregtie tillë do të marrë fund dh do të lirohen trotuaret e hapësirat publike.Kryeinspektori i policisë bashkiake Dritan Ekmekçiu u shpreh se ekzistojnë dy tregje të liçensuar, një tek Ura e Shkumbinit, dhe një tek Stadiumi.

Këto tregje, sipas tij, kanë hapësira të nevojshme, e ndaj nuk do të lejohet më tregtimi nëpër rrugë. Megjithatë kryeinspektori u la afat romëve që të marrin masa deri në
shpërnguljen tek tregjet e liçensuara.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com