​Elbasan, vritet me thikë një
39-vjeçar, kapet autori

ELBASAN- Një 39-vjeçar i plagosur mbrëmjen e të premtes në Elbasan ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ndërsa policia bëri të mundur sot arrestimin e autorit që ishte shpallur në kërkim.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Edvin Gjini.

Gjini 38 vjecar banues në Elbasan u arrestua pas një konflikti për motive të dobëta.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen "Haxhias" në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Lazarenëve", ka plagosur mbrëmjen e së premtes me thikë shtetasin R.P, 39 vjec banues në Tiranë.
Pas plagosjes gjatë konfliktit mes shtetasve ,viktima është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Edvin Gjini akuzohet për veprën penale "Vrasja me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025

Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025