​EURALIUS dërgon në Kuvend
pr/ligjin e riparë të "Vettingut"

​EURALIUS dërgon në Kuvend<br />pr/ligjin e riparë të
Misioni i Bashkimit Europian që po asiston reformën në drejtësi, EURALIUS i ka përcjellë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, pr/ligjin e riparë të vettingut. 

Burime pranë Kuvendit thanë për Shqiptarja.com se drafti u është vënë në dispozicion deputetëve të mazhorancës dhe opozitës me qëllim miratimin në seancë të enjten.

Ky ligj ka të bëjë me nisjen e punës së prokuroreve që do merren me procesin e vettingut. 

Ndërkohë, burime nga PD thanë për Shqiptarja.com se drafti ka ardhur shumë vonë dhe po shqyrtohet për përgatitjen e vërejtjeve të ligjit.

Ky qëndrim i demokratëve bën që komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi të mosmblidhet deri në një përgjigje të dytë nga selia blu. 

Një natë më parë kryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, u dërgoi një email deputeteve ku i njoftoi për një mbledhje te mundshme të komisionit por pa caktuar orarin.

I menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Demokratike përmes Oerd Bylykbashit i cili deklaroi se ky është provokim nga ana e mazhorancës, duke theksuar se PD nuk do të marrë pjesë në komisionin e posaçëm parlamentar. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri