Gjithë këto vite, këngëtarja e mirënjohur Artiola Toska ka ditur ta ndajë jetën private nga ajo publike.
 
Fotografitë e bëra publike me bashkëshortin janë shumë të rralla, por akulli është thyer sot me një foto në Instagram që këngëtarja e ‘Mirëmëngjes Dashni” e ka publikuar në rrjetin social.

Por në një rast të tillë siç është ditëlindja e saj nuk mund të mungonte një foto me bashkëshortin.
 
Bëhet fjalë për Artjola Toskën, e cila ditën e djeshme ka festuar ditën e lindjes, ndërsa mëngjesin e sotëm ka postuar këtë foto që sigurisht ka marrë komplimente dhe urime nga gjithë fansat dhe miqtë që e ndjekin në rrjetet sociale.

artjola toska
(Fotografia qe Artjola Toska ka publikuar ne Instagram)

(d.b/Shqiptarja.com)