Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan- Tepelenë, në afërsi të fshatit Cakran, ku një 88- vjeçare ka humbur jetën.

Mësohet se makina tip “Skoda” me targa “ZKY 1790”, e drejtuar nga 54- vjeçari, Thanas Shollo, ka dalë nga rruga.

Në automjet ndodhej gjithashtu edhe nëna e 54- vjeçarit, Athina Shollo, 88 vjeç, e cila fatkeqësisht nuk ka arritur ti mbijetonte aksidentit.

Gjithashtu ka mbetur i plagosur djali 8- vjeçar i drejtuesit të mjetit,  i cili është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Njoftimi i policisë:
Në datën 16.07.2017, rreth orës 16:05, në autostradën Levan- Tepelenë, në fshatin Cakran, shtetasi Th.Sh, 54 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” me targë ZKY 1790, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme nëna e tij, shtetasja A.Sh, 88 vjeçe dhe ka pësuar dëmtime djali i tij i mitur 8 vjeç, i cili u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com