​Fier, ndalohen nga policia dy
persona të shpallur në kërkim

FIER- Dy persona të shpallur në kërkim, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Fier.

Axhem Jaupaj, 41 vjeç, banues në fshatin Frashër, Fier u ndalua pasi akuzohet për vjedhjen e një farmacie të ndodhur më datë 14.05.2017, në fshatin Sheqishte, Fier, e cila ishte në pronësi të një 37-vjeçari me inicialet A.Gj.

Ndërsa Sokol Hasani, 32 vjeç, banues në lagjen "21 Dhjetori" Tiranë, u ndalua pasi akuzohet për përndjekje ndaj një 29 vjeçareje me inicialet Xh.N.

Njoftimi i plotë i policisë:
Fier
Policia e Fierit ndalon një shtetas për veprën penale të "Vjedhjes".
Gjithashtu u ndalua edhe një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim për "Përndjekje".
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
-Axhem Jaupaj, 41 vjeç, banues në fshatin Frashër, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Vjedhje” pasi nga veprimet e kryera rezulton të jetë autor i vjedhjes së farmacisë së shtetasit A.Gj, 37 vjeç, në datën 14.05.2017, në fshatin Sheqishte, Fier.
(Neni 134/1 i Kodit Penal).
*Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
-Sokol Hasani, 32 vjeç, banues në lagjen "21 Dhjetori" Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 15.08.2017, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale të “Përndjekjes” parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal.
Ky shtetas në mënyrë të përsëritur ka përndjekur shtetasen Xh.N, 29 vjeçe, banuese në Fier.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!