​Fjalimi i Ramës në OKB,
Paloka reagon në kohë rekord

​Fjalimi i Ramës në OKB,<br />Paloka reagon në kohë rekord
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar menjëherë sapo kryeministri Edi Rama ka mbyllur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Në faqen e tij në “Facebook”, Paloka ka ironizuar me fjalimin e Ramës, duke thënë se në sallë ishin vetëm pesë anëtarët e delegacionit shqiptar, një përfaqësues i delegacionit të Zanzibarit dhe sekretarja e delegacionit të Surinamit.

Para këtyre, shton Paloka, lideri shpalli se do të shkatërrojë përfundimisht ISIS. 

“Lideri global ne fjalim historik ne OKB. Ne sallen gjigande "te mbushur plot" nga pese antare te delegacionit shqiptar, nje perfaqsues i delegacionit te Zanzibarit dhe sekretarja e delegacionit te Surinamit, lideri shpalli se do te shkatrroje perfundimisht ISISin. Ai informoi delegacionin e Zanzibarit se tashme ISIS ka humbur 90% te teritorit. Pasi i shtriu dhe nje here doren e tolerances Presidentin Trump madje i dha atij mundesine edhe per nje foto me te ( ne fund te fundit te madhit e te fortit i takon te tregohet tolerant e lideri yne i ka te dyja) sot lideri global vendosi nje standart tjeter te ri ( dhe sigurisht historik) me fjalimin e tij "fantastik" sic do thonte shitesi i fiqve”, shkruan Paloka.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!