Janë momente të tmerrshme.

Ti je duke ecur qetësisht në aeroportin ku paralel me ty kalojnë dhjetra persona të tjerë, kur dikush nxjerr një pistoletë nga brendësia e bluzes dhe nis e qëllon.

Kështu ndodhi në aeroportin e Florida, ditën e premte kur një i ri hapi zjarr duke vrarë 5 persona e plagosi 11 të tjerë.

Pamjet janë filmuar nga një kamera e sigurisë së aeroportit Fort Lauderdale në Florida.
 
Esteban Santiago mund të dënohet me vdekje në Florida, ose minimumi që ai mund të dënohet është burgimi i përjetshëm.

Ai ishte një veteran lufte në Irak, i kthyer vitet e fundit në atdhe, por kohët e fundit rezultonte të kishte vuajtur nga probleme mendore.

(d.b/Shqiptarja.com)