Pas ardhjes së Bashës nga SHBA, ai dhe të rinjtë e forumit rinor të PD-së duket se janë shumë të entuziazmuar pas takimit që Basha pati me presidentin e Amerikës Donald Trump.

Në selinë e PD-së duket se është krijuar një atmosferë pozitive dhe Basha sëbashku me të rinjtë e PD-së kanë pozuar duke ngritur dy gishtat lart.

Dy gishtat janë simboli kryesor i Partisë Demokratike, por kohët e fundit kreu i PS-së, Rama e ka huazuar këtë simbol pasi partia e tij është numri dy në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 qershorit. 

Në çdo miting Rama ngre dy gishtat larg duke ju kujtuar qytetarëve të votojnë numrin dy në fletët e votimit.

dy
Basha dhe të rinjtë e PD-së

rama
Rama gjatë një mitingu me dy gishtat lartë

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com