​Fotografia e Ramës:'Dhjetoristët
e vërtetë!' Qytetarët e ngacmojnë

​Fotografia e Ramës:'Dhjetoristët<br />e vërtetë!' Qytetarët e ngacmojnë
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar me një fotografi të studentëve dhjetoristë, Ditën e Rinisë, 8 Dhjetorin. “Respekt për të gjithë ata të dhjetorit të vërtetë”, shkruan Rama në rubriken e tij, 'Amarcord'. E ndërkohë nuk kanë qëndruar në heshtje komentuesit në Facebook që i kanë drejtuar disa pyetje me spec, por po kështu kanë marrë përgjigje me piper nga ana e kryeministrit.

Rama: Që të jesh sot një i ri, pasues i këtyre djemve të dhjetorit 1990, nuk mjafton të jesh në partinë që doli prej asaj lëvizjeje.
Që të jesh i denjë për aspiratën e tyre, do të thotë që me flamurin në zemër dhe Europën në mendje, të ndjekësh një vizion të së ardhmes që sot për sot s'ka asnjë lidhje me atë parti.
Që të protestosh sot në emër të rinisë, duhet në fund të fundit të mos negociosh lirinë tënde për llogari të partisë që lirinë e ka vetëm fjalë në majë të gjuhës dhe padyshim, të jesh i ditur të paktën sa ata kundër të cilëve proteston.
Respekt për të gjithë ata të dhjetorit të vërtetë!

Qytetari: Ju ku e fusni veten z.Rama, tek te vertetit,apo te ata qe kishin mision per te kryer ne kete levizje?
Edi Rama: Une e fus veten tek levizja e Akademise se Arteve, e cila ishte the best!
Qytetari: E bere si Ramizi dhe ti, ta bejme partine tjeter por ta bejme me njerzit tane të stervitur mire per ti nxir jeten ketej populli
Edi Rama: S'paske kuptuar asgje po me siguri ngaqe s'e ke pasur mendjen kur e ke lexuar ose s'e ke lexuar fare cfare kam shkruar dhe kjo e dyta eshte me e mundura
Qytetari: Nje nder gazetat me te rendesishme te Gjermanise ju ka bere shume komplimente duke ju quajtur nder te tjeret edhe reformator. Ore mos kane gabuar emrin tuaj me ate te Sales. Komplimenti.
Edi Rama: E kane bere pa pyetur Shqupin
Qytetari: Te jesh i ditur sa ata kunder te cileve proteston??? Sa qitje larget kjo.... e nese dua te protestoj si individ, me duhet "IQ" e atyre qe do tu vihem kundra? Perfshi dhe Taulant Ballen?!
Edi Rama: S'eshte ceshtje personash po idesh!
Qytetari: Ne fakt ketu tek ne ka parti te tilla me vizion Evropian. LSI psh vizion kryekeput evropian. Le pastaj PS, ma ka vizionin marshalla pro evropian.
Edi Rama: Mbase nuk e ke pasur mendjen ne çfare kam shkruar dhe kjo ndodh hera-herës me komentuesit që rendin të thonë diçka pa e pasur fare parasysh ate që komentojne!

rama

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai