​Francë, rrufeja shkatërron
festivalin, plagosen 15 persona

​Francë, rrufeja shkatërron<br />festivalin, plagosen 15 persona
Ditën e djeshme mbi 15 persona janë plagosur dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, nga vetëtimat që ranë mbi një festival muzikor në verilindje të Francës.
 
Mes personave të plagosur ka edhe fëmijë, të cilët ishin strehuar nën tenda në momentin e stuhisë.
 
Rrufeja goditi disa ambiente të Festivalit “Vieux Canal”, në qytezën Azerailles, ka raportuar këshilli rajonal përmes një deklarate.
 
Persona e plagosur janë “goditur drejtpërdrejt nga vetëtimat dhe kanë pësuar djegie”, ka njoftuar këshilli rajonal.
 
Një grua  60-vjeçare dhe një burrë 44 vjeç raportohen të jenë në gjendje kritike, si pasojë e plagëve të marra.
 
Disa zona të Francës, gjatë kësaj periudhe vihen shpesh në alarm nga stuhitë e fuqishme.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje