​Fyerjet në mediat online, Bregu: Jo
më pa autor, ndryshim ligjit të AKEP

​Fyerjet në mediat online, Bregu: Jo<br />më pa autor, ndryshim ligjit të AKEP
Deputetja demokrate Majlinda Bregu vëren se ka mangësi në ligjin për AKEP, në kuadër të mbrojtjes nga shpifjet dhe nga fyerjet. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është ai që bën regjistrimin e faqeve web, të cilat shpesh herë fshehin pronësinë e tyre dhe lejojnë vetës publikimin e shpifjeve dhe fyerjeve.

‘’Për të rregulluar ndoshta edhe një marrëdhënië të AKEP-it, me portale të fshehura apo me portalet anonime online. Besoj që ka vakume në ligjin në mënyrën sesi funksionin institucioni i AKEP-it, sepse në kohën kur është ngritur AKEPi baza ligjore që ka pasur, nuk ka pasur kaq shumë fluks të portaleve të mediave online. Mund të ketë vend për të përmirsuar kudo, çështja është që kushdo mund ta marrë inisiativën, vetë AKEP-i mund të sjëllë një propozim. Nuk arrij të kuptoj se pse ne që nuk lemë gjë pa konsumuar nga gënjeshtrat më të mëdha deri tek fyerjet më banale, bëhemi kaq shumë të prekshëm kur bëhet fjalë për të rregulluar një botë që sot është një botë influente’’, u shpreh Bregu.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëkohësisht aktiviste e mbrojtjes së të drejtave të grave mban autorësinë e disa amendamenteve në Kodin Civil për për mos lejuar mediat online të publikojnë komente fyese pas lajmeve që botojnë.

‘’Facebook-u vetë kërkon të kontrollojë në rast se ti raporton për një koment abuziv, të jep mundësinë për ta fshirë ose ta banësh, të mos e lejosh më personin të futet në faqen tëndë. Instragrami kërkon të bësh report nëse ka një koment që është fyes ose abuziv. Çfarë do të thotë kjo? Pse një portal online që merr përsipër të informojë publikun nuk duhet të ketë përgjegjësi të fshijë komentet që përcjellin fyerjen dhe urrejtjen’’, vijoi më tej Bregu. 

Por nisma e Majlinda Bregut daton që në 22 janar 2015 dhe që pas konsultimit në komisionin e Ligjeve ku u vendos që të pritet një vendim i Gjykatës së Strasburgut për një rast të ngjashëm në Letoni.

Pasi Strasburgu gjykoi se fshirja e komenteve fyese nuk cënonte lirinë e shprehjes dhe vendimet e kësaj gjykate prevalojnë dhe në drejtësinë shqiptare, nisma u la në heshtje.

Për t’u rikthyer krejt papritur në komisionin e medias, ndoshta dhe në kuadër të një luftë politike brenda PD.

Që nga atëherë nuk është riaktivizuar më. Pse tashmë është rikthyer në rend dite?

‘’Do t’ja u lë juve të zgjidhni këtë enigmën e madhe. Unë nuk e di se pse është kthyer. Nuk e di se pse në mes të 1000 problemeve të tjera, njerëzit janë të shqetësuar që nuk lejohen të shajnë më libër shtëpie, në faqet e portaleve mediatike. Uroj shumë të mos jenë ndonjë nga këto skenarët e çuditshëm që shpikën herë pas here. Uroj shumë por edhe në qoftë se nuk është kështu nuk më shqetëson, pasi parimi mbetet i njejtë’’, përfundoi Bregu. 

Redaksia Online
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër