​Gazeta austriake: Në Ballkan frikë nga
Serbia, për Ramën sfidë negociatat

​Gazeta austriake: Në Ballkan frikë nga<br />Serbia, për Ramën sfidë negociatat
E përditshmja austriake “Die Presse” ka publikuar ditën e sotme një artikull për mundësitë e Shqipërisë në çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.
 
Në këtë artikull sqarohet situata politike në Shqipëri, ku shpjegohet qeveria e re e sapo mandatuar.
 
“Edi Rama mund të argumentojë përpara Komisionit Europian se statusi kandidat i Shqipërisë është stabël dhe gati për fillimin e bisedimeve”, shkruan “Die Presse”.
 
Pavarësisht kësaj zgjerimi i BE është i ngrirë për momentin dhe kandidatët e tjerë të Ballkanit Perëndimor janë në bisedime akoma, përfshirë këtu edhe Serbia.
 
“Die Presse” shpjegon se Shqipëria ka pasur progres në zbatimin e reformave dhe zgjedhjet e fundit u cilësuan si të qeta dhe transparente.
 
Por, pavarësisht progresit që është arritur në mandatin e kaluar nga qeveria e Ramës, rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në duket e vështirë.
 
“Komisioni Europian ka një listë të gjatë të kushteve që lidhen me Gjykata të pavarura dhe luftën kundër krimit të organizuar, që kryesisht lidhet me trafikimin e drogës”, shkruan gazeta Austriake.
 
Problem tjetër për Komisionin Europian mbeten kërkesat e larta për azil, vetëm në Gjermani janë regjistruar 54 mijë shqiptarë dhe ky trend po zgjerohet drejt Francës.
 
“Die Presse” shpjegon se projekti i BE për Ballkanin, është krijimi i një zone të përbashkët ekonomike të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor.
 
Por, krijimi i një unioni të tillë në Ballkanin Perendimor do të dominohej nga Serbia duke qenë se është fuqi më e madhe ekonomike dhe rrezikohet nje hegjemoni serbe në rajon.
 
Shqipëria është pjesë e projektit me 115 programe integruese që do të ndihmonte në përmirësimin infrastrukturës dhe tregtisë së lirë në rajon.

Redaksia Online
A.Dr/Shqpitarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin