​Gazetari i Shkëlzen Berishës sulm
Nishanit: Na mbajte me shpresa kot

​Gazetari i Shkëlzen Berishës sulm<br />Nishanit: Na mbajte me shpresa kot
TIRANE-Pritshmëritë se Presidenti nuk do e dekretonte Fatmir Xhafajn si minister të Brendshëm kanë qenë të mëdha.

Duket se heshtja dhe hezitimi e Presidentit për ditë me radhë ka ndezur besimin tek demokratët që sot ka acaruar ndjeshëm njerëzit pranë PD-së, pas deklaratës së djeshme, se nuk ka fuqi kushtetuese për të mos e dekretuar si ministër, Fatmir Xhafajn.

Dhe reagimi i parë në formë sulmi vjen nga gazetari pranë PD-së, Çim Peka i cili drejton një portal që besohet se i përket djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai shkruan sot në rrjetin social Facebook, se nëse nuk bënte dot gjë, nuk duhet t’i kishte mbajtur me shpresë për 10 ditë demokratët.

Peka shprehet i zhgënjyer nga Nishani duke u shprehur se në muajin e fundit si President ai mund të kishte zgjedhur moralin në vend të ligjit, por as këtë nuk e bëri.

Ironia shkon më tej, kur Peka i kujton Nishanit dhe dekorimet që iu bëri personave që kishin pushkatuar në kohën e diktatorit Hoxha.  Sipas gazetarit, Nishani nuk iu afrua as moralit të Hafzi Nelës.

Statusi i Cim Pekes
“Nuk zhgenjeu si burokrat, por zhgenjeu si moral! Nqs nuk ke kompetence per dicka, duhet ta dish qe diten e pare. Pas pese vitesh ne detyre, nuk mund te kerkosh 10 dite kohe per te kuptuar se nuk ke te drejte te mos dekretosh. Me duhet ta pranoj se Bujar Nishani e filloi Presidencen si nje burokrat korrekt dhe po e mbyll si i tille. E megjithate, ne fund nuk arriti ti afrohej moralit te atyre qe ka dekoruar e respektuar gjate mandatit te tij, moralit te atyre qe u pushkatuan pse nuk pranuan te respektojne kushtetuten dhe ligjet e kohes. Ato te diktatorit Hoxha. A mundej sot Nishani te bente vetem pak nga ajo qe beri Hafzi Nela e te tjere qe vete dekoroi? Te zgjidhte moralin mbi ligjin (i cili eshte i paqarte) ne muajin e fundit te mandatit te tij? Mundej por nuk e beri. Ne situata kritike per nje komb, morali eshte me i rendesishem se ligjet e miratuara dhe arnuara nga kasta.... Bujar Nishani nuk zhgenjeu si burokrat por zhgenjeu si moral”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit