Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë njëditore pune në Hamburg, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri-Gjermani.

Më herët, Kryeministri Rama u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Parë i Bashkisë së Hamburgut, Olaf Scholz.

Sic ben te ditur kryeministria, takimi u përqendrua kryesisht në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, për të cilin Scholz (zyrtar i lartë i Partisë Social Demokrate Gjermane) shprehu mbështetjen maksimale. Rama dhe Scholz biseduan edhe për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe për krizën e refugjatëve me të cilën përballet Europa.​

edi rama ne hamburg
edi rama ne hamburg
edi rama ne hamburg


(d.b/Shqiptarja.com)