​Gjirokastër, arrestohen dy
persona të shpallur në kërkim

​Gjirokastër, arrestohen dy<br />persona të shpallur në kërkim
Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim. Uniformat blu kanë ndaluar shtetasin Alim Hallaçi,46 vjeç dhe Lefter Bocia, 52 vjeç të dy banues në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

Gjykata e Shkallës së parë Gjirokastër me datën 21.11.2014 ka caktuar në ngarkim të shtetasit Alim Hallaçi masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal.

Policia njofton se i ndaluari tjetër shtetasi Lefter Bocia dyshohet se më datën 25.08.2015 në vendin e quajtur “Vreshtat e fshatit Dervician” ka lidhur me litar e goditur me shkop druri në kokë dhe në trup shtetasin me iniciale K.M, 27 vjeç, banues në Libohovë të Gjirokastrës. Si pasojë e goditjeve të mara 27-vjeçari ka pësur dëmtime të rënda fizike ndërsa, Lefter Bocia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Redaksia Online
(o.m./shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes