​Gjirokastër/Nis restaurimi i shtëpisë
së gjuhëtarit të shquar Eqrem Çabej

​Gjirokastër/Nis restaurimi i shtëpisë<br />së gjuhëtarit të shquar Eqrem Çabej
Kanë nisur punimet për restaurimin në Banesën e Akademikut të shquar Eqrem Çabej në lagjen Hazmurat, Gjirokastër. Banesa e tij sot po restaurohet nga duart e mjeshtërve me përvojë dhe të rinjtë që po trajnohen për “Mjeshtëritë Tradicionale në Ndërtim", njofton Ministria e Kulturës.

Banesa Çabej është një ndër banesat tipike gjirokastrite, e cila shquhet për larminë e objekteve të punuara në dru të skalitur dhe dru dekorativ. Fasada e gurtë e shtëpisë ka një formë të veçantë dhe një pjesë e saj është e ndërtuar me gur të skalitur.

Një pjesë e konsiderueshme e tavaneve dhe dyshemeve të dhomave të brendshme të shtëpisë janë të punuara me dru dekorativ, me motive floreale. Me këtë rast është organizuar një ceremoni të në qytetin e gurtë, Gjirokastër, ku Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u ka dorëzuar certifikatat “mjeshtërve” dhe “ndihmës mjeshtërve” të parë pas 25 vitesh, në fushën e restaurimit.

Sipas njoftimit nga MK, në Gjirokastër u certifikuan mjeshtrit e parë të restaurimit, pjesë e kursit profesional për mjeshtrit dhe çirakët e rinj të projektit të trashëgimisë “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes”. Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave do të organizohet edhe në Korçë dhe në Berat, si dy qytete ku mjeshtrit e rinj të restaurimit u kualifikuan sipas projektit të trashëgimisë.
 
Projekti nisi në muajin dhjetor 2016, në mjediset e Ministrisë së Kulturës, ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për projektin “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” financuar nga GIZ dhe SIDA, i cili i hapi rrugën zbatimit të kursit profesional 6-mujor “Mjeshtëritë dhe teknikat tradicionale në ndërtim”.

“Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” u mundësua nga CHWB Albania, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Ekonomisë të Shtetit Federal të Hessen-it nëpërmjet GIZ, bashkëpunimi gjermano-shqiptar dhe qeveria suedeze, drejtoria rajonale e formimit profesional publik , drejtoria rajonale kombëtare kulturës, Gjirokastër, Korçë, Berat, Instituti i Monumenteve të Kulturës.
 
Ky projekt përfshiu edhe mjeshtrit e vjetër, por edhe të rinjtë, duke siguruar në këtë mënyrë përfshirjen e mjeshtërve të vjetër dhe shpëtimin e dijes së tyre duke e transferuar atë te të trajnuarit më të rinj.

Qëllimet kryesore të këtij programi janë ruajtja e mjeshtërive dhe teknikave tradicionale, kualifikimi i personave që operojnë në këtë fushë, rritja e cilësisë së punimeve (sipas standardeve të restaurimit dhe konservimit), si dhe më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe emigrantët që vendosin të kthehen për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.

gjirokaster

gjirokaster

gjirokaster

(D.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet