TIRANE-Gjykata e Apelit shtyn vendimin për gjyqtarin Rasim Doda, i cili kërkoi ricelje të procesit gjyqësor në Shkallë të Parë, ku u dënua me 4 vite burg për korrupsion.
Sipas Dodës, prokuroria nuk ka administruar të gjitha provat, ndërkohë ndryshe mendon organi i akuzës, që kërkoi të mbetet në fuqi dënimi me 4 vite burg për gjyqtarin.
“Ka kryer korrupsion, të bëjë burg”, tha prokurori.
“Ju nuk keni administruar mirë provat”, u tha Doda.
Në apel, Doda kërkoi pafajësi ndërkohë Apeli shtyu seancën për dhënien e vendimit.
Në rast se apeli lë në fuqi dënimin me 4 vite burg për ish gjyqtarin e Sarandës ai do të arrestohet për të shlyer vitet e burgut.
Ndërkaq Rasim Doda pranon ti nënshtrohet Vettingut. Ai rezulton se ka dorëzuar formularët e vetëdeklarimit.
Rasim Doda u arrestua pasi nga hetimet rezultoi se, në cilësinë e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ai ka kërkuar nga kallëzuesi Hasan Bushi në formën e përfitimit të parregullt një shumë prej 80.000 euro, me qëllim marrjen e vendimit gjyqësor në favor të këtij të fundit.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com