Një vjedhje ka ndodhur ditën e sotme në Ksamil, ku 1 milion lekë të reja i janë grabitur një supermarketi.

Supermarketi është në pronësi të 54 vjeçarit me nicialet K.A, banuese në Sarandë.

Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën dhe janë larguar pa lënë gjurmë.

Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona me automjetin tip Ford Eskortë me targa TR 8658R, i cili është gjetur i braktisur në fshatin Çukë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “ Vjedhja”. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com