Lakror me miell misri dhe qepë të njoma

Përbërësit:

  • 1 kg qepë të njoma
  • 1 flxh çaji me vaj ulliri
  • 4 flxh çaji me miell misri Ola
  • 2 vezë Ovvital
  • 100 g djathë i thërmuar
  • Nenexhik
  • Ujë i nxehtë për brumin

Përgatitja:

Në tas shtojmë miellin e misrit me kripë dhe ujë të nxehtë sa të bëhet brumë që derdhet lehtë mbi tavën e lyer me vaj dhe miell. Sipër i vendosim qepë e njoma të kaurdisura me vaj ulliri, dhe pasi janë ftohur i shtojmë djathin e thërmuar, vezët dhe nenexhik. Sipër mbushjes shtojmë miell misri të cilin e lagim me ujë dhe vaj. Pjekja në furrë të parangrohur me 200° për 30 minuta.