TIRANE-Grabitja e famshme e Qafë Kasharit numëron 6 persona. 4 prej tyre tashmë janë në pranga kurse dy prej tyre ende në kërkim.
Truri i grabitjeve te rruga e Rinasit dyshohet se është i arratisuri nga burgu grek i Trikala, Admir Murataj.
Tropojani është edhe autori i pestë i identifikuar dhe i shpallur në kërkim nga policia, pas grabitjes së 3.2 milionë dollarë mesditën e 9 shkurtit te Qafa e Kasharit.
Murataj që ndryshe njihej si Admir Nikaj dhe si është anëtar i bandës së Ilir Kupës, të cilët tre vite më parë u arratisën nga burgu grek i Trikallës dhe luftuan për disa ditë me policinë greke.
Admir Murataj ka përvojë në grabitjet e bankave, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në shtetin fqinj, Greqi. Ai akuzohet nga drejtësia greke për grabitjen e një banke në Larisa. Murataj ka qenë gjithashtu edhe pjesë e bandës së "Babagjyshëve" të cilët grabitën argjendarinë në një qendër tregtare në Tiranë në dhjetor të 2014-ës.
Ndërkohë i gjashti si grabitës është Jetmir Cerpja.
Ai është një jo shumë i njohur për policinë. Dyshohet se Cerpja ka ndihmuar policinë, por nuk ka të dhënë nëse ka qenë person me precedent penal.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com