TIRANE- Rreth 10 muaj pas grabitjes spektakolare të filialit të një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut, Prokuroria pushon ka pushuar hetimet.
 
I akuzuari kryesor për gratitjen e 20 milionë lekëve përmes çarjes së murit të kasafortës së bankës nga një ndërtesë ngjitur, Robert Kulla, djali i Nehat Kullës, pritet të fitojë lirinë.
 
Në ngarkim të tij, Prokuroria nuk ka prova bindëse që ta fajësojë Kullën për grabitjen e gushtit të vitit të kaluar.
 
Kësisoj, grabitja e bankës mbetet pa autor, edhe pse u mendua fillimisht se me arrestimin e Robert Kullës, grupi kriminal ishte zbërthyer. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com