​Helly Luv, Beyoncé kurde që
bezdis ISIS: Më duan të vdeku

​Helly Luv, Beyoncé kurde që<br />bezdis ISIS: Më duan të vdeku
Helly gjithmonë është rreshtuar përkrah popullit kurd dhe luftëtarëve peshmerga
 
Protagoniste e "Peshmerga", film i prezantuar në edicionin e fundit të Festivalit të Kanës nga filozofi e gazetari Bernard-Henri Lévy, Helly gjithmonë është rreshtuar përkrah popullit kurd dhe luftëtarëve peshmerga që luftojnë kundër ISIS. Pikërisht për këtë arsye xhihadistët e duan të vdekur, përveç stilit të jetës që ndjek.
 
"Është ofendim i gjallë për të gjitha gratë", shkruajnë në Twitter militantët e Shtetit Islamik, duke e mbuluar me fyerje.

[gallery]20411[/gallery] 
Helly është një yll. 18 vjeç shkoi në Los Angeles për të ndjekur ëndrrën e saj: të ishte grua e lirë për të kënduar e kërcyer. U bë e famshme më 2013, me këngën "Risk it all", sot gëzon famë botërore, me miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe klikime në You Tube.
 
Duke parë fotot në profilin e saj në Instagram, bien në sy disa ku Helly shfaqet bashkë me refugjatët  apo në kampet e tyre, me hashtag #stopthewar dhe #peace. Këngëtarja edhe aktorja bën thirrje për ndërprerjen e zjarrit në territoret e shkatërruar nga bombat.
 
Pavarësisht kërcënimeve të marra, ISIS nuk e tremb, muzika është arma me të cilën vazhdon të mbrojtë popullin e saj.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'