VLORË-Një 35-vjeçar nga Tirana është prangosur në një hotel në Orikum të Vlorës pasi iu gjet një pistoletë, krëhër dhe 6 gramë kanabis. I riu është arrestuar në flagrancë pas një kontrolli të ushtruar nga policia.

Policia njoftoi sot se në pranga ka rënë Leonard Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, me rezidencë banimi në Orikum.
 
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e një hoteli ku banon (rezident) Orikum, shërbimet e policisë i kenë gjetur të fshehur në dhomë:
 
- një armë zjarri Pistoletë e llojit TT, model 54,
- një krëhër me 6 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm
- një sasi prej 6.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
 
Gjithashtu u bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale.

gjendet nje pistolete

(d.b/Shqiptarja.com)