Dy shqiptarë janë plagosur më thikë në qytetin Poitiers në Francës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i personave të plagosur, raporton media franceze.

Dëshmitarët raportojnë për ulërimat që kanë dëgjuar të cilat i kanë zgjuar nga gjumi.

 “Kam dëgjuar zërin e njerëzve, fyerjet dhe britmat”, thotë një student.

“Dëgjova njerëz që po ziheshin”- tha qiramarrësi i një apartamenti që ndodhej pranë ngjarjes.

“Unë nuk e kuptoj se çfarë thanë ata, sepse kishin theks të fortë. Flisnin me zë të lartë. Kam dëgjuar një makinë apo një skuter që u largua. Më pas, një grua ulëriste emrin e një personi të plagosur”, thotë një tjetër.

Shqiptarët janë transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy persona Afrikano Veriore të dyshuar si autorë të ngjarjes, u arrestuan nga policia.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com