​Ikën rivali i Blushit nga LIBRA:
I zhgënjyer, hapa parti të re

​Ikën rivali i Blushit nga LIBRA:<br />I zhgënjyer, hapa parti të re
Në kulmin e fushatës elektorale, e pasi ka humbur në garën për drjetimin e LIBRA largohet nga kjo forcë politike Neritan Seferkolli.

I njohur si rivali i Ben Blushit për Libran, Seferkolli thotë se e gjithë partia është vënë në funksion të zgjedhjes së Ben Blushit deputet ndërsa cdo ditë shkelet statuti dhe rregullat e partisë.

Gjatë një interviste Neritan seferkolli pohon se “Çdokush në atë parti është i detyruar të dëgjojë dhe respektojë se kështu do kryetari. Unë s’mund të isha kurrë pjesë e një partie ku i vetmi qëllim është nxjerrja e kryetarit dhe nënkryetares si deputetë. Ndërkohë që për të tjerët s’mendon askush”.

Në këto kushte Seferkolli ka vendosur të krijojë një forcë të re politike, e cila në pamje të parë duket pasi do të quhet TQRP, ‘Triumfi Qytetar i Rinisë Progresiste’, por sipas tij partia që ai kryeson i gëzon shqiptarët me tallje. Seferkolli pohon se kjo parti nuk ka asnjë ndryshim nga partia ‘Zgjidhja’, sepse as ata nuk janë të regjistruar në gjykatë. Partia ime s’ka asnjë ndryshim nga partia PSV91 dhe as nga Partia Agrare apo Aleanca Kuq e Zi.

Rama: E shihni pra per cfare krijohen partite e vogla
Duket që më i gëzuari pas këtij divorci të Seferkollit me Ben Blushin, është kryeministri Edi Rama.
 Me një status në rrjetin social, Facebook, Rama pasi ka mësuar motivacionin e ikjes së Seferkollit, shkruan se, ‘partitë e vogla krijohen vetëm këtë punë’, (nxjerrjen e kryetarit deputet)

rama status

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja