​Ikni nga i ftohti, Ishujt Virgin
ju paguajnë që t’i vizitoni!

​Ikni nga i ftohti, Ishujt Virgin<br />ju paguajnë që t’i vizitoni!
Kujtimet e bukura të verës vijnë edhe më të forta në këto ditë të zymta dimri, ndërkohë që meteorologët parashikojnë ulje të mëdha temperaturash në fundjavë. Por ngrohtësia e verës është më afër nga sa mund ta mendoni dhe i keni të gjitha mundësitë ta shijoni shumë shpejt.
Ishujt Virgin amerikanë ju ftojnë t’i vizitoni, aq shumë i dëshirojnë turistët saqë janë gati t’u japin nga 300 dollarë në kredi shpenzimesh për pushimet atje.
virgin
Në festimet për 100-vjetorin e blerjes së ishujve nga Danimarka, udhëtarët që kalojnë  të paktën tri net rresht në St. Thomas, St. John dhe/ose St. Croix, do të marrin secili kuponë me vlerë 300 dollarë  për shpenzime turesh apo aktivitetesh. Vizitorët që arrijnë gjatë marsit do të marrin edhe një suvenir përkujtimor, i cili kujton ditën e që Danimarka ua shiti ishujt Shteteve të Bashkuara, e njohur si “Transfer Day,” më 31 mars.

Nuk ka rëndësi nëse prenotoni pas kësaj date, mjafton që ta bëni para 1 tetorit dhe nëse udhëtoni në Ishujt Virgin amerikanë gjatë vitit 2017, kuponët me vlerë 300 dollarë janë tuajt.

Kuponët u jepen vizitorëve në hotelet pjesëmarrës në këtë projekt dhe që mund t’i gjeni në sitin e turizmit të US Virgin Islands.
 
Udhëtimi për në Ishujt Virgin është shumë i lehtë nga bregu lindor i SHBA, me shumë kompani ajrore, përfshirë American, United dhe Delta, që ofrojnë fluturime non stop. Udhëtarët mund të gjejnë fluturime me çmime të përshtatshme me kompaninë JetBlue për në St. Thomas dhe St. Croix, duke kaluar nga San Juan, Puerto Rico. Me mbërritjen në Virgin Islands, vizitorët transportohen nëpër ishuj me traget.
 
Vizitorët duhet të kenë parasysh se dimri është nomralisht kulmi i sezonit në Karaibe, kështu që çmimet fillojnë të bien pas marsit.
 
Por ndërkohë, e vetmja gjë më e mirë se një ditë me borë është një ditë në plazh. /HuffPost

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'