Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Ceremonia do të zhvillohet më datë 20 janar, ndërkohë që Meta do të udhëtojë nesër drejt Amerikës.
 
Meta është funksionari më i lartë shtetëror nga Shqipëria që do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Trump në Uashington. Veç tij, të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë do të jenë edhe deputetët socialistë Blendi Klosi e Ervin Bushati, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
d.i./Shqiptarja.com