Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektriçist rreth 60 vjeç ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, teksa po rregullonte një linjë elektrike ku ishte shfaqur një defekt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Komento
Komente










