​Integrimi, kritikohet Këshilli
Kombëtar që drejtohet nga Bregu

​Integrimi, kritikohet Këshilli<br />Kombëtar që drejtohet nga Bregu
TIRANE-Një vit pas nisjes nga puna i Këshillit Kombëtar të Integrimit, Forumi i politikave të integrimit, i krijuar nga delegacioni i BE ka publikuar raportimin e monitorues të këtij Këshilli i cili rezulton të ketë shumë vërejtje për punën e tij.

Në raport thuhet se ky Këshill që drejtohet nga deputetja e PD, Majlinda Bregu është i politizuar e madje funksionon gati si komision parlamentar ndërsa nuk garanton gjithëpërfshirje.

 “Në prani të një klime konfrontuese politike të vazhdueshme dhe debateve të polarizuara parlamentare, krijimi i KKIE-së u perceptua si një perspektivë për të kapërcyer retorikën politike dhe për të nxitur përfshirjen e aktorëve kyç në axhendën kombëtare të të gjithë reformave të BE-së. Me gjithë potencialin e tij për të luajtur në mënyrë efektive një rol strategjik dhe për të rritur politikisht procesin, deri më tani KKIE nuk ka arritur të ketë sukses në arritjen e synimeve të tij”,
Kritikat në drejtim të performancës së këtij organizmi referohen akuzave politike që janë bërë në Këshill i cili nuk e ka orientuar punën në politikat integruese, duke sjelle mungesë kontributi në procesin e integrimit. Në këtë drejtim, raporti evidenton faktin se Këshilli nuk ka miratuar gjatë një viti asnjë akt dhe nuk është angazhuar në debatin për reformën në drejtësisë.

I motivuar nga ndjeshmëria e çështjes dhe lufta politike e vazhdueshme, KKIE ka shmangur marrjen e një qëndrimi zyrtar deri në ditët e fundit para diskutimit të projekt-reformës në Parlament”, – theksohet në raportin e monitorimit.

Duke iu referuar punës së këtij Këshilli, Forumi i politikave të integrimit ka listuar 7 rekomandime ku i kujton se ka në dispozicion buxhetin e duhur për plotësimin e stafit të nevojshëm, po ashtu kërkohet përmirësim të cilësisë së takimeve, raportim të paktën një herë në vit në parlament.

Katër shtyllat prioritare të Këshillit ende nuk janë në praktikë , ndërsa kërkohet transparence në komunikimin me publikun. Forumi kërkon gjithashtu Këshillit të publikojë në internet një regjistër të kërkesave për informacioni që ai dërgon në institucionet e ndryshme shtetërore që merren me procesin e integrimit në BE. Së fundi rekomandohet që rregullorja e Brendshme të përfshijë masa specifike për anëtarët të cilët nuk marrin pjesë në mbledhjet për një interval të caktuar kohor, së bashku me një dispozitë të re në mekanizmin e shpërblimit të anëtarëve të KKIE-së.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh