​Interi hyn në merkaton, shpall
zyrtarizimin e parë, fillon me Schick

​Interi hyn në merkaton, shpall<br />zyrtarizimin e parë, fillon me Schick
Interi më në fund ka vendosur të hyjë në merkaton e kësaj vere dhe ka shpallur zyrtarizimin e parë duke e nisur me talentin çek, Patrik Schick.

21-vjeçari u transferua më parë tek Juventusi, por problemet me gjendjet e tij fizike, bënë që bardhezinjtë ta largojnë nga ekipi.

Pas largimit nga Juventusi të 21-vjeçarit drejtuesit e zikaltërve u hodhën në sulm për ta zyrtarizuar sa më shpejt dhe ia dolën që të bindin drejtuesit e Sampdorias dhe agjentin e lojtarit.

Vlera e këtij transferimi është 30 mln euro, e njëjtë si tek Juventusi dhe Schick do të luajë në “Giuseppe Meazza” deri në 2022.

Kushti I kësaj marrëveshjes është që lojtari duhet të kryeje testet mjekësore gjatë këtij muaji për të shikuar nëse është në gjendje të mirë fizike.

Megjithatë çdo gjë është e hapur dhe mund të ndodhë njëjtë si tek Juventus, nëse lojtari vërtet ka probleme. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën