Ionian Refining dhe Trading Company, kompania offshore që ka marrë në përdorim nga fundi i vitit të shkuar ARMO-n, nga 1 marsi është bërë pronare e një pjese të mirë të aseteve të kompanisë shtetërore së përpunimit të naftës.
Report TV ka mësuar se IRTC ka blerë më 8 shkurt, 22 prona të ARMO-s për 1 milionë euro. Asetet përfshijnë një sipërfaqe gjigande trualli prej më shumë se 70 mijë metrash katrorë dhe një numër të madh ndërtesash, me vendndodhje në qytetin e Vlorës.
Një ankand i mëparshëm për shitjen e këtyre pronave dështoi verën e shkuar pasi nuk u paraqit asnjë ofertë.
Ndërkohë që Report TV zotëron dokumentin që zbardh se 22 pronat janë blerë përmes një ankandi të organizuar me sukses më 8 shkurt për 130.5 milionë lekë. 22 pronat u nxorrën në ankand nga një bankë tregtare, Ndërkohë që vetëm pak muaj më parë, një tjetër bankë bleu për 25 milionë dollarë thuajse tërë Rafinerinë e Ballshit.
Por blerja vjen në një çast kur IRTC gjendet nën akuzë se nuk ka shlyer detyrimet e ARMO-s ndaj kompanive partnere, tatimeve e punonjësve, pavarësisht se prej disa muajsh ka riaktivizuar dhe shfrytëzon rafinerinë e Ballshit. Vetëm pak ditë më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi se ARMO i detyrohet kompanisë Albpetrol rreth 30 milionë dollarë dhe nuk ka marrë asnjë masë për shlyerjen e saj. Ndërkohë që punonjësit e ARMO-s janë ngritur disa herë në grevë muajt e fundit për shkak të mosshlyerjes së pagave nga ana e kompanisë.
Në muajt e fundit të vitit të shkuar, Qeveria ia kaloi ARMO-n kompanisë Ionian Refining dhe Trading Company me qëllim riaktivizimin e saj. U pretendua se IRTC, arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO-s si dhe punonjësve të saj për rifillimin e punës nga 1 shtatori. Por, po gjatë këtyre muajve disa zyra përmbarimore u vërsulën për bllokimin apo ekzekutimin e llogarive dhe pasurive të kompanisë për llogari të kreditorëve të saj, ndërkohë që u shënua edhe një aksident i rëndë ku gjeti vdekjen një prej punonjësve.
Ndërkaq Ionian Refining dhe Trading Company, ka vazhduar punën gjatë gjithë këtyre muajve. Kompania është themeluar nga një shoqëri e regjistruar në Ishujt Virxhin britanikë, e njohur si parasjë fiskale. Përfaqësues ligjor i degës Shqiptare rezulton Taulant Musabelliu, ndërsa i kompanisë mëmë Ali Hasan Rahman.
Prej kohësh kompania ARMO është në një situatë tejet të vështirë financiare. Sipas vlerësimeve, borxhet e ARMO-s arrijnë në total rreth 250 milionë euro, 200 milionë ndaj bankave, dhe rreth 50 milionë euro detyrime ndaj tatimeve. Aktualisht 85 % e kompanisë zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 % nga shteti shqiptar.
Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me situatën e borxheve të saj. Aktualisht vetëm njëra prej dy rafinerive të saj është në gjendje funksionale, por pa arritur as të mbulojë shpenzimet e pagave të punonjësve, të cilët kanë protestuar në vazhdimësi për shkak të mosshlyerjes së pagave.
/Shqiptarja.com

VIDEO