​Isa Mustafa: S'kam nevojë
për mësime nga Shqipëria

​Isa Mustafa: S'kam nevojë<br />për mësime nga Shqipëria
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar që Shqipëria të mos kalojë asnjëherë nëpër atë që është duke kaluar për momentin Kosova.

“Uroj që në Shqipëri të mos ketë gaz lotsjellës”, ka thënë Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, Qeveria me të cilën udhëheq nuk ka nevojë për mësime nga Shqipëria.

Këto komente të shefit të qeverisë kosovare erdhën pas polemikave që u bënë kohëve të fundit nga personalitete të ndryshme në Shqipëri të jetës politike e publike, kur u arrestua deputeti opozitar Albin Kurti. /Marrë nga Klan Kosova/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve