​Ish-kryeministri malazez: Rusia
rrezik për Ballkanin, BE ta ndalojë

​Ish-kryeministri malazez: Rusia<br />rrezik për Ballkanin, BE ta ndalojë
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të ndalojë rolin ndikimin në rritje të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
 
Gjatë një interviste për "Asocciated Press", lideri i partisë në pushtet DPS ka deklaruar se Rusia po tenton të destabilizojë rajonin.
 
"Bashkimi Europian duhet të ndalojë ndikimin destruktiv rus në Ballkan", ka deklaruar Gjukanoviç ndërsa akuzon Rusinë se tentoi rrëzimin e qeverisë së tij properëndimore, duke nxitur një valë protestash antiqeveritare. 
 
"Moska është duke udhëhequr një lloj lufte kundër Evropës dhe kërcënon vetë ekzistimin e Bashkimit Evropian", ka thënë më tej ish-kryeministri malazez.
 
Millo Gjukanoviç u dorëhoq nga posti i kryeministrit pavarësisht se partia e tij arriti të fitojë zgjedhjet parlamentare në tetor të vitit të kaluar.
 
Ai u largua pas tensioneve politike dhe protestave të opozitës, ndërsa akuzoi Moskën se fshihet pas tyre.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)