​Ish-truproja e Berishës: Shkëlzeni
mori 30 mln lireta nga Miri i Xhikes

Pas letrës të ish-kryeministrit Sali Berisha drejtuar OSBE-s ku hidhte poshtë akuzat ndaj familjareve te tij, ka reaguar dhe ish-truproja e tij, Izet Haxhija.

Me anë të një letre Haxhija thotë se, Shkëlzen Berisha është i përfshirë në trafiqe të ndryshme. Sipas Izet Haxhijë djali i ish-kryeministrit Berisha ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes.

“Kam qenë dëshmitar vetë në distancë kur Zeni ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes tek stadiumi “Qemal Stafa”. Plus do të shtoja edhe diçka tjetër për Zenin; çfarë e lidhte Zenin e “vogël” me Fitim Gërxhalliun e firmës “Gjallica”?”- shkruan Haxhija.

Sipas tij, djali i ish-kryeministrit e nisi me trafikantë droge e pronare firmash piramidale dhe me pas bashkepunoi me trafikantë armësh. Sa i takon trafikut te armeve Haxhia i kujton z. Berisha se për këtë kishte përvojën e vetë ish-kryeministrit, kur sipas tij iu ka shitur armë serbeve te Bosnjës. Reagimi Haxhisë vjen pak ditë pasi ish-kryeministri Berisha kërkoi që prezenca e OSBE-s, të largohej nga Shqipëria.

Redaksai Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë