​Italia si Shqipëria, shkollat
mbyllen për shkak të të ftohtit

​Italia si Shqipëria, shkollat<br />mbyllen për shkak të të ftohtit
Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Evropën janë bërë një problem edhe për zhvillimin normal të mësimit.
 
Në Shqipëri acari është kthyer në mjet politik që PD po e përdor për të sulmuar qeverinë  për mbylljen e shkollave.  A thua se vetëm në Shqipëri i ftohti ka bllokuar jetën normale të funksionimit të institucioneve?
 
Në fakt, sot mediat italiane e kanë pasur lajm dite faktin që moti i keq ka paralizuar mësimdhënie.
 
“Klasat dhe ngrica: shkollat të mbyllura nga Milano në Palermo“.
 
Gazetat italiane kanë shkruar mbi problematikën që ka shkaktuar dimri i acartë në Itali, si në mbarë Evropën.
 
Në artikullin e publikuar nga “Corriere Della Sera” shkruhet se shkollat vuajnë nga i ftohti, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngrirjes së ngrohësve.
 
Sipas artikullit, ka probleme  në shumë shkolla nga Milano në Palermo. Roma është po ashtu duke mos zhvilluar mësim për shkak të mosndezjes së ngrohësve për mbi 15 ditë që kanë qenë ditë festash nuk po vihen dot në punë. “Corriere Della Sera” shton se edhe në Itali ngrohja në shkolla është akoma problem i pazgjidhur plotësisht.
 
Edhe “La Gazzetta del Mezzogiorno” shkruan për mbylljen e shkollave.
 
“Kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, për shkak të kushteve të këqija të vazhdueshme të motit, vendosi mbylljen e shkollave të qytetit për të hënën dhe të martën, 9-10 janar.
 
Brindizi po ashtu: “Shkollat e komunave të Brindisit do të jenë të mbyllura të hënën. “Për shkak të motit të keq të vazhdueshëm dhe acar, në mënyrë që të sigurohet siguri maksimale dhe parandalimin e ftohtit kam vendosur me kryetarët e provincës së Brindizit, në marrëveshje me prefektin Annunziato Varde, për të mbajtur mbyllur për ditën e hënën, 9 janar 2017, të gjitha shkollat e të gjitha niveleve, në komunat e provincës së Brindizit”, shkruan në Facebook Maurizio Bruno
 
Kjo është situata në Itali, e transmetuar nga media italiane.
 
Por, ç’po ndodh në Shqipëri?
 
Ndërkohë që Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka marrë po të njëjtat masa, sulmohet nga opozita, e cila, kur ishte në pushtet, ngrohjen e shkollave e la si problem të madh të hapur. Përgatiti Lexo.al
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf