Ai do të njihet si kapiteni legjendar i Romës dhe si një nga lojtarët më të mirë të futbollit Italian.
Më poshtë do t’ju rendisim gjashtë fakte për të cilat do mbahet mend gjatë në historinë e futbollit.
Francesco Totti, ashtu si edhe Roberto Baggio, ju ka shënuar të 38 ekipeve të Serisë A.
Është kapiteni më i ri në historinë e Seria A. Ishte vetëm 22 vjeç kur mori shiritin e kapitenit në 1998 tek Roma.
Totti ka shënuar më shumë penallti në ligën italiane, 68 penallti të kthyera në gol.
Silvio Piola, mban rekordin me 274 gola në vitet 1929-1954 në Seria A, i dyti është Totti me 247 gola
Kapiteni legjendar para se të firmoste me Romën, ka pasur një kontratë me Lazion, por tekniku i athershëm i Romës Gildo Gianinni, ndërhyri dhe bindi familjen e Tottit për të zgjedhur ekipin e Romës.
Totti është lojtari i dytë me më shumë paraqitje në Seria A, me 619 paraqitje. Rekordin e paraqitjeve e mban Paolo Maldini me 647 paraqitje.
Redaksai Online
Er.K/Shqiptarja.com