​Janar-qershor, 2.4 herë më
shumë hyrje nga të huajt në vend

Instituti i Statistikave raportoi se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime pushime u rrit me 2.4 herë në gjashtëmujorin e parë të vitit. Sipas INSTAT, për periudhën janar-qershor të këtij viti numri i turistëve të huaj kërceu në 562 mijë vetë, nga 230 mijë që ishte për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistikat e detajuara tregojnë se vetëm në muajin qershor, që shënon dhe fillimin e pikut të sezonit turistik, në Shqipëri hynë mbi 195 mijë pushues të huaj.

Rritja me gati dy herë e gjysmë e numrit të turistëve të huaj paralajmëron një tjetër sezon të mirë për turizmin, pas rezultateve pozitive të vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë në 2016-ën ekonomia shqiptare përfitoi 1.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi, duke qenë e barabartë me sa 15 për qind të prodhimit kombëtar.

Të dhënat për gjashtëmujorin e parë sinjalizojnë se ky nivel të ardhurash mund të tejkalohet gjatë këtij viti. Vetëm për tremujorin e parë të vitit, për të cilin janë të dhënat e disponueshme, të ardhurat nga turizmi u rritën me 6.4 për qind në terma vjetorë, duke arritur në 301.5 milionë euro.

Turizmi ishte një nga sektorët që u godit më fort nga kriza financiare. Por në tre vitet e fundit tendenca është përmbysur dhe të ardhurat nga turizmi janë rritur me ritme të shpejta. Dalja e Eurozonës nga kriza, por edhe rritja së fundi e interesit për Shqipërinë në tregun global turistik, ka shtuar përfitimet financiare për ekonominë duke e shndërruar turizmin në sektor udhëheqës të rritjes ekonomike.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend gjatë qershorit është 437.820. Krahasuar me qershorin 2016, ky numër është rritur me 11%. Kurse numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2017 është 1.759.294, duke u rritur me 9.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin qershor 2017 rezulton 207.972, ndërsa në qershor 2016 ky numër ishte 182.606, pra me një rritje me rreth 13.9%. Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj rezulton nga Kosova me 31% të totalit, pasuar nga hyrjet e shtetasve nga Maqedonia me 12.1%, Greqia me 9.2%, Italia 7.5 %, etj.
 
Detaje
 
Të huajt
Numri i të huajve gjatë qershorit është 437.820, në rritje me 11%. Kurse numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2017 është 1.759.294, duke u rritur me 9.9%
 
Turistët
Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin qershor 2017 rezulton 207.972, ndërsa në qershor 2016 ky numër ishte 182.606, pra me një rritje me rreth 13.9%.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve