​Janar-shtator, policia asgjësoi 
shtatë miliardë euro kanabis

​Janar-shtator, policia asgjësoi <br />shtatë miliardë euro kanabis
Policia shqiptarë gjatë periudhës janar-shtator ka asgjësuar gjatë operacioneve antikanabis në të gjithë territorin e vendit mbi 650 mijë rrënjë kanabis.

Vlera e lëndës narkotike të asgjësuar përllogaritet të jetë më shumë se 7 miliardë euro.

“Policia ka asgjësuar që prej janarit 650 333 rrënjë kanabis dhe ka arrestuar 279 persona ndërsa 90 janë shpallur në kërkim”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme për AFP.

Ardi Bida thotë se operacionet janë realizuar me ndihmën e policisë italiane e cila ka fortuar për autoritetet shqiptare informacion dhe ndihmë me anë të helikopterëve.

Operacioni i shtrirë në të gjithë vendin vjen pas operacionit që u ndërmor në Lazarat në qershor 2014.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako thotë se në krahasim me vitin e kaluar ka një reduktim në kultivimin e kanabisit.

“Theksojmë se kemi rritje të plantacioneve të vogla në zona malore të pa banuara që bën punën tonë më të vështirë”, thotë Cako.

Në qershor 2014, policia asgjësoi gjatë operacionit në Lazarat rreth 900 ton kanabis me vlerë 4.5 miliardë euro me çmimin e shitjes, sa 1/3 3 GDP-së së Shqipërisë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit