​Jay-Z pranon më në fund
se ka tradhtuar Beyonce

​Jay-Z pranon më në fund<br />se ka tradhtuar Beyonce
Nëse albumi i Beyonce “Lemonade”, ishte albumi i akuzës, duket se “4:44” i Jay-Z është albumi i ndjesës.

Regjistrimi i ri i Jay-Z doli të enjten, dhe fansat menjëherë kërkuan nëpër vargjet e këngës përgjigje të mundshme ndaj gruas së tij Beyonce, dhe duket se nuk dolën duar bosh.

47 vjeçari duket se ka bërë një seri zbulimesh ku ka pranuar tradhtinë ndaj Beyonce në albumin e ri.

Në këngën e gjashtë të albumit, “Family Feud” (Sherr familjar), ku këndon edhe Beyonce, përmban një varg që i përgjigjet këngës së saj të famshme “Sorry”.

Në këngën e saj Beyonce përmend “Becky me flokët e bukura” e cila simbolizon gruan me të cilën e tradhtonte Jay-Z, dhe në përgjigje të kësaj ai thotë: “Po do ta shkatërroj gjënë e mirë që kam nëse më lë/ më lër të qetë Backy.

Dhe duket se “Backy”më në fund e ka lënë të qetë Jay-Z pasi ai dhe Beyonce jo vetëm që janë bashkë, por e kanë forcuar akoma edhe më shumë marrdhënien e tyre me ardhjen në jetë të dy binjakëve.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës