Statusi që Julian Deda ka bërë në Facebook, ku kritikonte vijat rozë të këmbësorëve në kryeqytet është komentuar nga Joleza Koka, e cila ka dalë në mbrojtje të komunitetit LGBT duke e quajtur Julianin “derr”.
Deda i ka kthyer përgjigje ku i ka shpjeguar pse është në mbrojtje të familjes tradicionale dhe se nuk i pranon martesat brenda të njëjtës gjini.
Aktori shkodran i ka kujtuar Joleza Kokës deklaratën e saj të famshme, se në tjetër vend fle gjumë dhe në tjetër vend zgjohet.
Në postimet ku Julian Deda dhe Joleza Koka, replikojnë me njëri tjetrin kanë komentuar shumë ndjekës të tyre dhe duket qartazi mbështetja ndaj humoristit Deda dhe kritikat e shumta që i bëhen Jolezës, duke i kujtuar fjalimin e saj të famshëm.
Në komente duket hapur dhe kundërshtimi që kanë qytetarët për nismën e bashkisë për ti bërë vijat e bardha të këmbësorëve në ngjyrë pink.
Statusi i Joleza Kokës
Përgjigjeja e Julian Dedës
Statusi i Julian Dedës qw irritoi Joleza Kokën
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com