Wojciech Szczesny, ka mbërritur ditën e sotme në aeroportin e Torinos, ku ka shkrepur fotot e para si dhe ka përshëndetur fansat e rinj.

Szczesny është portieri i ri i Juventusit, i cili pritet që pas kryerjes së kontrollit mjekësor, të firmosë një kontratë për të cilën, kapmionët e italisë do të paguajnë plot 12 milionë euro.

Nëse gjithçka shkon mirë, 27- vjeçari i cili më parë ka mbajtur veshur fanellën e Arsenalit dhe atë të Romës, do të zëvendësojë gardianin e portës juventinase, Gianluigi Buffon, i cili e ka mbajtur veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër” për 17 vite.

Nga ana tjetër mbi  shpatullat e polakut bie një peshë e madhe, pasi prej tij pritet që të jetë në lartësinë e 39- vjeçarit Buffon.

Szczesny bëhet pjesë e skuadrës italiane në një nga momentet e saj më të mira, ku gjashtë sezonet e fundit ka thyer çdo rekord.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com