GJIROKASTËR – Policia ka arrestuar një 64-vjeçari pasi u zbulua se kultivonte bimë kanabis sativa. Uniformat blu kanë sekuestruar në bahçen e Adem Canit, banues në lagjen Cfakë, Gjirokastër, 466 bimë narkotike.

Bimët kanabis sativa u zbuluan pas një kontrolli të ushtruar në bahçen e banesës së 64-vjeçarit, ku u gjetën të mbjella në kubikë.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni  284/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)