Një sasi droge është sekuestruar ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar, ndërsa ka rënë në pranga një shtetas shqiptar. Mediat greke raportojnë se janë bllokuar 45 kg marijuanë nga policia e vendit fqinj.
Malli u kap në fshatin Ladhohori të Igumenicës, në një mjet që drejtohej nga një 37-vjeçar shqiptar. Mjeti i bllokuar nga policia greke vinte nga kufiri i gjelbër dhe ishte i ngarkuar me një sasi prej 41 kg e 730 gramë marijuanë, e ndarë në 35 pako.
Gjatë kontrollit policor, shoferit shqiptar i janë sekuestruar edhe 17.8 gram kanabis, si dhe një aparat celular.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com