Një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike është goditur sot nga Policia Kufitare, në pikën Kapshticë-Devoll.
Gjatë patrullimit në kufi të gjelbër, policia ka konstatuar dhe sekuestruar një sasi prej 2 kg e 700 gram kanabis. Lënda narkotike ishte ndarë në dy çanta sportive dhe u ndalua në afërsi të rrugës nacionale Bilisht-Kapshticë, në vendin e quajtur “Përroi i Drenit”.
Policia po punon për identifikimin, kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
[gallery]23967[/gallery]
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO