Një banesë është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë nga persona të paidentifikuar.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 në lagjen lagjen Nr.1, ku në banesën e personit me inicialet A. K., kanë hyrë 3 persona të cilët kanë vjedhur një shumë parash, ku në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vetë i moshuari ka rrëfyer për mediat momentin e përplasjes me grabitësit. Ai thotë se autorët u prezantuan si policë
Çfarë iu ka ngjarë mbrëmë?
-Policia, policia, tre vetë mos luaj mos luaj, kemi ardhe për kontroll, armët!
Po pastaj?
- Pastaj më kapën më ludhën mbrapa dhe më lëshuan përtokë.
Ata ishin të maskuar?
-Të maskuar me maska
Si ishin të veshur?
-Me rroba polici.
Sa veta ishin?
-3 vetë
Sa ka qenë ora?
-Ora ka qenë katër.
Po kur hyjnë në derë, si ua hape derën?
- Hyjnë nga penxherja dhe erdhën tek dera ime. Aty rri mos luaj se do të vrasim.
Ku të qëlluan?
-Me shqelma, ja shikojeni, paret paret, s'ka para xhaxhi.
Sa para të morën?
-Se di se gruaja i ka numëruar për zotin
Ishin 20 mijë euro apo 20 milionë?
-Jo 20 mijë euro, por ishin 5 mijë euro dhe 20 milionë
Njoftimi i plotë i policisë
Kavajë. Informacion paraprak. Më datë 14.09.2017, rreth orës 04:20, në lagjen Nr.1, Kavajë, në banesën e shtetasit A. K., kanë hyrë 3 persona (të paidentifikuar) të cilët kanë vjedhur një shumë parash, ku në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/Shqiptarja.com

VIDEO
vjedhin në banesë 2.7 mln lekë">