KAVAJË- Pasditen e sotme pranë gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në ambientetet e një Fast-Food-i dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin me thika dhe për pasojë kanë mbetur të dy të plagosur.
 
Policia ka nisur procedimin e shtetasit N. T., 41 vjeç dhe shtetasit F. P., 44 vjeç, pasi të dy kanë përdorur mjete prerëse.
 
Sipas informacioneve paraprake dyshohet që Shtetasi F. P. dyshohet që vuan nga problemet mendore.
 
Shtetasi N. T., u dërga në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi nga konstatimet e para ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa shtetasi F. P., është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës. 
 
Gjithashtu policia ka shoqëruar në komisariat gjithë të pranishmit në Fast-Food dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com